Zjarri në kodrën e Lekajt në Lushnjë vijon që të jetë aktiv.
Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësit e kanë të pamundur që të shkojnë me mjete ujëmbajtëse.
Ndërkohë po vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit me mjete rrethanore.
Gjatë gjithë natës kanë qenë në aksion për ruajtjen e banesave nga flakët të gjithë zjarrfikësit dhe punonjësit e ndërmarrjeve ,mbështetësve të bashkisë, vullnetarë dhe banorët e fshatit.