Një mjegull tymi ka mbuluar aksin Thumanë-Kashar, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Situata është përkeqësuar nga një vatër zjarri afër Fushë-Krujës, e cila ka shkaktuar mjegull të dendur në rrugë.
Ky aks rrugor ka shkaktuar protesta nga banorët e zonës për shkak të izolimit të mbi 80 mijë banorëve nga lidhjet me rrugën e vjetër, pasi në projektin e ndërtimit nuk janë respektuar nyjet lidhëse.