Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të zhvendosë finale e Ligës së Kampionëve nga Shën Petërsburgu ku ishte parashikuar të mbahej, pas përshkallëzimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në mbledhjen e ditës së sotme u vendos që finalja do të luhet më 28 maj në Paris, në stadiumin “Stad de France”.
Përveç kësaj finaleje, edhe Formula 1 anuloi garën për çmimin e madh në Rusi.