Tashmë është zyrtare. Rrugëtimi i Catania-s në kampionatin Lega Pro ka përfunduar. Prej disa kohësh administratorët e falimentimit të skuadrës, e cila ishte në funksion të përkohshëm që nga dhjetori, kishin paralajmëruar se i kishin mbetur pa para!
Skuadra nuk do të luajë më në Serinë C, duke nisur nga ndeshja e nesërme ndaj Latinës e cila nuk do të luhet. Klubi ka shpallur falimentimin që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Në këto ditë negociatat për shitjen te sipërmarrësi romak Benedetto Mancini i cili kishte paraqitur ofertën e vetme për blerje, por pa paguar të gjithë shumën që ishte caktuar nga Gjykata nuk u bë.