albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zyrtare/ Roma siguron golashënuesin më të mirë të La Ligës sezonin e shkuar

by Editor
August 1, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Zyrtare/ Roma siguron golashënuesin më të mirë të La Ligës sezonin e shkuar
Share on FacebookShare on Twitter

Roma është një prej skuadrave që ka lëvizur më mirë në merkato deri më tani. Ekipi i Daniele De Rossit ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, në tentativën për të përforcuar radhët me një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe që pse jo mund të ngushtojë diferencën me skuadrat që luftojnë për titullin kampion në Serie A.

Klubi kryeqytetas ka gjetur më në fund akordin me klubin e Gironës në Spanjë, për të sjellë në Itali golashënuesin më të mirë të La Liga në edicionin e kaluar, ukrainasin Artem Dovbyk. “Sky Sport” bën të ditur se bisedimet e sotme mes palëve në Katalonjë kanë sjellë fundin e lumtur për Romën, e cila siguroi një firmë të rëndësishme.

Futbollisti i cili mbylli sezonin e kaluar në majën e listës së golashënuesve të La Liga me 24 gola, pritet të firmosë që nesër një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro në vit. Ndërkaq, Girona do të përfitojë 35 milionë euro nga transferimi i tij, ku një pjesë do të jetë fikse, ndërsa do të ketë edhe bonuse në bazë të paraqitjeve dhe objektivave të arritur.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL