albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

45-vjeçarja pretendon se flet me Alienët përmes gjuhës sekrete: Ata kanë një mesazh për njerëzimin

by Editor
June 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
45-vjeçarja pretendon se flet me Alienët përmes gjuhës sekrete: Ata kanë një mesazh për njerëzimin
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua ka pohuar se mund të komunikojë me alienët pasi ka vizituar një piramidë të lashtë dhe thotë se ajo ka një mesazh për njerëzimin.

Pretendimi i çuditshëm u bë nga Mafe Walker, 45 vjeç, e cila thotë se flet një gjuhë sekrete aliene pas një udhëtimi të fundit në piramidat e lashta Teotihuacan, jashtë Mexico City. Kolumbiania ka postuar një video duke shpjeguar se alienët i dhanë asaj aftësinë për të komunikuar me ta.

Që atëherë ajo ka ndarë një sërë videosh të saj duke qëndruar jashtë vendndodhjeve  të ndryshme, duke folur “gjuhën sekrete”.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Ajo kurrë nuk ka shpjeguar se pse i filmon këto video.

Një komentues tha: Unë tashmë e kam kuptuar që alienët janë shumë të dashur, ata e duan njëri-tjetrin dhe na duan neve.

45-vjeçarja pretendon gjithashtu se është një medium për mesazhin që jashtëtokësorët po përpiqen t’i dërgojnë racës njerëzore.

Gjatë një interviste në një emision meksikan, Walker pretendoi se ajo është një udhërrëfyese telepatike “për një portal galaktik.”

Ajo tha se alienët duan të kontaktojnë njerëzit sepse ata ndjejnë “dashuri të pamasë”.

Gruaja që gjithashtu pretendon se ka arritur të hyjë në dimensione të tjera thotë se trupi i saj gjeneron dridhje një frekuence të veçantë që ajo lëshon dhe kështu ajo është në gjendje të lidhet me alienët, shkruan The Sun.

Në një intervistë për La FM, ajo tha se e kishte dhuntinë të fliste me alienët që kur ishte fëmijë, por e humbi kur u rrit – deri në vitin 2012 kur iu rikthye pushteti.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL