albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“Kam vrarë dikë”/ Nga fjalët e para të Florianit, tek oborri ku 65-vjeçari Lekgjonaj u gjet i vrarë me 6 plumba

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Lezhë- Florian Përvathi pritet të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë ndërkohë që mbi të janë ngritur 3 akuza mes tyre dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Menjëherë sapo ka kryer krimin, duke vrarë Lek Lekgjonaj 17 vjeçari është drejtuar në ambientet e salles së pritjes në Komisariatin e Policisë Lezhë.

“Më datë 24.01.2022 rreth ores 11:50 në ambjentet e sallës së pritjes në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur shtetasi Florian Pervathi i cili i është drejtuar punonjëses që kryente shërbimin duke nxjerrë nga xhepi një armë të dyshuar zjarri dhe e ka hedhur në tavolinë duke ju drejtuar me fjalet se ka vrarë një person” thuhet në dosje.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, në afërsi të ambulancës mjekësore të fshatit Manati, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë dhe kanë gjetur të vdekur Lekgjonaj.
65 vjeçari ishtë qëlluar me 6 plumba dhe njëra prej tyre ka qenë në kokë.

”Në kufomën e shtetasit Lek Gjonaj vërehen 6 vrima hyrjeje dhe 3 dalje. Është kryer autopsia dhe në pjesën e kafkës është gjendur një predhë e deformuar në dukje armë për të cilën është përpiluar vendimi i ekspertit balistik”

Gjithashtu është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu.
Ekspetët e hetimit kanë marrë në pyetje fqinjin e Lek Gjonajt, tre punëtorë të cilët kanë qenë aty afër në momentin kur ndodhi vrasja dhe xhaxhain e Florianit.

Ndaj Florian Përvathit do të rëndojë akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL