albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tensionet në shembjen e banesave, banori me certifikatë pronësie në dorë proteston, policët nxjerrin me dhunë gruan

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Me tensione të forta mes banorëve dhe policisë ka nisur shembja e shtëpive në zonën e 5 majit. Disa banorë vazhdojnë të qëndrojnë brenda ambienteve të shtëpisë dhe refuzojnë t’i lirojnë banesat e tyre. Ata e kanë kaluar natën jashtë për të mbrojtur shtëpitë dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të IKMT-së.

Me certifikatë pronësie në duar, banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kundërshtojnë me forcë shembjen  e banesave të tyre.

Ditën e sotme “5 Maji” është rrethuar me forca të shumta policie që në orët e para të mëngjesit, teksa priten shembje të tjera. Shtëpitë e shembura sot janë ato të Atli dhe Ivzi Hoxhës. 

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Njëri prej banorëve kishte hipur mbi avllinë e shtëpisë dhe i bëri thirrje kreut të IMT-së, Margilen Qato që mos t’ia prishin shtëpinë.

“O Qato hajde këtu, unë jam një nga familjet  e mëdha të Dibrës o Qato,” tha një banor.

“Mbaje mend, do ballafaqohemi, po nuk shkove në burg ti bashkë me Edi Ramën. Ja certifikata e pronësisë, hajde merre. Kam bërë 12 orë punë në Itali, më zinte gjumi në këmbë për të bërë këtë ndërtesë, e di apo jo?” “O kriminelë,” dëgjohet të thërresë një banor tjetër.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL