Shumica e evropianëve mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën këtë vit dhe besojnë se NATO dhe BE duhet të qëndrojnë në krah të Kievit.
Sipas një sondazhi të kryer në fund të Janarit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, qytetarët evropianë thonë së është detyrë e vendeve evropiane për të mbrojtur Ukrainën dhe se ky është një problem i të gjithë kontinentit.
Shumica e qytetarëve e shohin NATO- n dhe 30 shtetet e saj anëtare si garanci për ruajtjen e sovranitetit të Ukrainës. Të pyetur se kujt i besojnë më shumë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të BE-së nëse Rusia pushton Ukrainën, të paktën gjysma e të anketuarve thanë se i besojnë unionit. Në Suedi dhe Finlandë, besimi për BE është edhe më i madh se ai për NATO-n.
Nga ana tjetër, autorët e studimit dalin në përfundimin se evropianët i besojnë NATO-s për të mbrojtur interesat e tyre më shumë se sa i besojnë SHBA-së për ta bërë këtë gjë.
“Presideni rus, Vladimir Putin mund të habitet kur të vërejë se shumë evropianë e shohin një pushtim të mundshëm të Ukrainës jo vetëm një sulm ndaj një vendi fqinj, por edhe ndaj vetë rendit evropian të sigurisë”, përfundojnë autorët.
Sondazhi u krye në Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Rumani dhe Suedi, vende që së bashku përbëjnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Evropian.