albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Evropianët në mbështetje të Ukrainës

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e evropianëve mendojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën këtë vit dhe besojnë se NATO dhe BE duhet të qëndrojnë në krah të Kievit.

Sipas një sondazhi të kryer në fund të Janarit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, qytetarët evropianë thonë së është detyrë e vendeve  evropiane  për të mbrojtur Ukrainën dhe se ky është një problem i të gjithë kontinentit.

Shumica e qytetarëve e shohin NATO- n dhe 30 shtetet e saj  anëtare si garanci për ruajtjen e  sovranitetit të Ukrainës. Të pyetur se kujt i besojnë  më shumë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të BE-së nëse Rusia pushton Ukrainën, të paktën gjysma e të anketuarve thanë se i besojnë unionit. Në Suedi dhe Finlandë, besimi për BE është edhe më i madh se ai për NATO-n.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Nga ana tjetër, autorët e studimit dalin në përfundimin se evropianët i besojnë NATO-s për të mbrojtur interesat e tyre më shumë se sa i besojnë SHBA-së për ta bërë këtë gjë.

“Presideni rus, Vladimir  Putin mund të habitet kur të vërejë se shumë evropianë e shohin një pushtim të mundshëm të Ukrainës jo vetëm një sulm  ndaj një vendi fqinj, por edhe ndaj vetë rendit evropian të sigurisë”, përfundojnë  autorët.

Sondazhi u krye në Finlandë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Rumani dhe Suedi, vende që së bashku përbëjnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Evropian.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL