Presidenti rus, Vladimir Putin ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin e një sulmi ndaj Ukrainës, por SHBA beson se ai është i vendosur për një pushtim dhe është në prag të një gjëje të tillë.
Për muaj të tërë, SHBA tha se nuk mendonte se ishte marrë një vendim përfundimtar, por më 18 shkurt, presidenti Joe Biden deklaroi se besonte se Putin kishte vendosur të sulmonte “në ditët në vijim”. Po ashtu, sipas fjalëve të kryeministrit çek, “Evropa është vetëm një hap larg luftës”.
Rusia është shprehur e bindur se nuk ka plane për të sulmuar Ukrainën, një vend me 44 milionë banorë. Megjithatë, një gjë të tillë e ka bërë më parë, në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë dhe mbështeti një konflikt në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Sa është madhësia e ushtrisë Ruse?
NATO thotë se gjithçka tregon për një “sulm të plotë”. Sipas SHBA-së, Rusia ka zhvendosur më shumë se 150,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi, dhe 40,000 të tjera nëse në këtë numër përfshihen separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Krimea.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se “40 deri në 50% e trupave janë në një pozicion sulmi”, por presidenti ukrainas Volodymyr pasi ato përfunduan stërvitjet ushtarake, por trupat ruse që morën pjesë në stërvitjet në Bjellorusi nuk po shkojnë ende në shtëpi. NATO nuk sheh asnjë shenjë të de-përshkallëzimit rus.
Presidenti Putin këmbëngul se Rusia nuk dëshiron luftë dhe është e gatshme të negociojë, duke rënë dakord me Francën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike. Por nëse kërkesat e tij për “garanci sigurie” nuk plotësohen, ai ka kërcënuar me “masa hakmarrëse ushtarako-teknike”.
Rusia gjithashtu ka rritur retorikën e saj dhe ka pasur disa incidente që Perëndimi beson se mund të përdoren si pretekst për sulm.
Pse Rusia po kërcënon Ukrainën?
Rusia i ka rezistuar prej kohësh lëvizjes së Ukrainës drejt institucioneve evropiane, si NATO dhe BE. Kërkesa e saj kryesore tani është që Perëndimi të garantojë që Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse, prej 30 vendesh.
Ukraina ndan kufij si me BE-në ashtu edhe me Rusinë, por si një ish-republikë sovjetike ajo ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë dhe rusishtja flitet gjerësisht atje.
Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë dhe mbështeti separatistët që pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës lindore. Rebelët kanë luftuar me ushtrinë ukrainase që atëherë, në një konflikt që ka marrë më shumë se 14,000 jetë.
Rusia është ankuar se marrëveshja e paqes e Minskut e vitit 2015 për Ukrainën lindore, është larg realizimit. Por akuzohet gjithashtu se është pjesë e konfliktit të vazhdueshëm.
Si mund të sulmojë Rusia?
Pjesa më e madhe e vëmendjes është në Ukrainën lindore, ku ka pasur një rritje të shkeljeve të armëpushimit përgjatë vijës së frontit, me vdekjen e dy ushtarëve ukrainas.
Por Presidenti Biden ka paralajmëruar: “Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”.
Moska, nga ana tjetër, ka këmbëngulur se “nuk ka pushtim rus”, por nëse ka, Rusia mund të mobilizojë trupa në Krime, Bjellorusi dhe rreth kufijve lindorë të Ukrainës.
Një luftë informacioni tashmë është duke u zhvilluar në lindjen e kontrolluar nga rebelët.
Udhëheqësit separatistë urdhëruan evakuimin e rreth 700,000 civilëve në Rusinë jugore, duke paralajmëruar për një sulm të afërt ukrainas. Videoja ishte regjistruar dy ditë më parë. Shefi i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se trupat e tij qëllojnë vetëm kur jetët e civilëve janë nën kërcënim.
Ndërkohë, Rusia ka bërë akuza të pabaza se Ukraina ka kryer “gjenocid” në lindje.
Ajo ka shpërndarë rreth 700,000 pasaporta në zonat e drejtuara nga rebelët, për tu justifikuar se çdo veprim ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj.
Ka shenja të të ashtuquajturave operacione të “flamurit të rremë”- duke përfshirë pretendime të pabazuara për sulme të planifikuara ukrainase. Kievi ka paralajmëruar gjithashtu se forcat speciale ruse kanë vendosur eksplozivë në caqet kryesore, në zonat separatiste për të destabilizuar situatën.
Rusia ka përdorur gjithashtu disa opsione të tjera, duke përfshirë sulmet kibernetike. Uebsajtet e qeverisë ukrainase u sulmuan në janar dhe dy nga bankat më të mëdha të Ukrainës u goditën në mes të shkurtit.
Rusia deri më tani ka kërcënuar vetëm me masa “ushtarake-teknike” nëse kërkesat e saj nuk plotësohen. Se çfarë do të thotë kjo është e paqartë, por mund të përfshijë vendosjen e kufizimeve ndaj Ukrainës, si një zonë ndalim-fluturimi ose një bllokadë të porteve të Ukrainës, ose zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusinë fqinje.
Çfarë dëshiron Putin?
Rusia ka folur për një “moment të së vërtetës” në riformulimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n dhe ka theksuar tre kërkesa.
Së pari, ajo kërkon një zotim ligjërisht të detyrueshëm që NATO të mos zgjerohet më tej: “Për ne është absolutisht e detyrueshme të sigurojmë që Ukraina të mos bëhet kurrë, asnjëherë anëtare e NATO-s,” tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov.
Putin është ankuar se Rusia “nuk ka ku të tërhiqet më tej – a mendojnë ata se ne thjesht do të rrimë duarkryq?”
Vitin e kaluar presidenti Putin shkroi një artikull të gjatë duke përshkruar rusët dhe ukrainasit si “një komb”. Ai e ka përshkruar rënien e Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991 si “shpërbërje të Rusisë historike” dhe i konsideron udhëheqësit aktualë të Ukrainës si drejtues të një “projekti anti-rus”.
Presidenti Putin ka argumentuar gjithashtu se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, aleanca mund të përpiqet të rimarrë Krimenë.
Kërkesat e tjera thelbësore janë që NATO të mos vendosë “armë goditëse pranë kufijve të Rusisë” dhe që të heqë forcat dhe infrastrukturën ushtarake nga vendet anëtare që i janë bashkuan aleancës që nga viti 1997.
Kjo do të thotë Evropa Qendrore, Evropa Lindore dhe Balltiku. Në realitet, Rusia dëshiron që NATO të kthehet në kufijtë e saj të para vitit 1997.
Çfarë thotë NATO?
NATO është një aleancë mbrojtëse me një politikë të dyerve të hapura për anëtarët e rinj dhe 30 shtetet e saj anëtare janë të bindur se nuk do të ndryshojë.
Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për “korniza kohore të qarta dhe të realizueshme” për t’u bashkuar me NATO-n, por nuk ka asnjë perspektivë që kjo të ndodhë për një kohë të gjatë, siç e ka bërë të qartë kancelarja gjermane.
Ideja që çdo vend aktual i NATO-s do të hiqte dorë nga anëtarësimi i tij nuk është fillestare. Megjithatë, në sytë e Presidentit Putin, Perëndimi premtoi në vitin 1990 se NATO nuk do të zgjerohej “asnjë centimetër në lindje”, por gjithsesi e bëri këtë.
Megjithatë, kjo ishte përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, kështu që premtimi i bërë presidentit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbaçov, i referohej vetëm Gjermanisë Lindore në kontekstin e një Gjermanie të ribashkuar.
Gorbaçov tha më vonë se “tema e zgjerimit të NATO-s nuk u diskutua kurrë” në atë kohë.
Sa larg do të shkojë Perëndimi për Ukrainën?
SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s e kanë bërë të qartë se nuk kanë plane të dërgojnë trupa luftarake në Ukrainë, por në vend të kësaj ata po ofrojnë mbështetje, në formën e këshilltarëve, armëve dhe spitaleve në terren.
Katër njësi luftarake prej 5000 trupash në total janë vendosur në shtetet baltike dhe Poloni. 4,000 trupa të tjera mund të dërgohen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki.
Mjeti tjetër janë sanksionet nëse Rusia pushton Ukrainën. Udhëheqësi i Ukrainës ka akuzuar Perëndimin për një politikë qetësimi dhe thotë se sanksionet duhet të vendosen menjëherë.
SHBA thotë se do të synojë institucionet financiare dhe industritë kryesore të Rusisë; BE thotë se do të kufizojë aksesin e Rusisë në tregjet financiare dhe Britania e Madhe ka paralajmëruar se “ata brenda dhe përreth Kremlinit nuk do të kenë ku të fshihen”, me kufizime të vendosura ndaj biznesit rus që të hyjë në dollar dhe paund.
Një kërcënim kryesor është parandalimi i hapjes së gazsjellësit rus Nord Stream 2 në Gjermani. Është i kompletuar, por ende i pa miratuar nga rregullatori gjerman. Goditja përfundimtare ekonomike do të ishte shkëputja e sistemit bankar të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Sëift. Por kjo mund të ndikojë për keq në ekonomitë amerikane dhe evropiane.
A ka zgjidhje diplomatike?
Diplomacia intensive është ende duke vazhduar, por një marrëveshje do të duhej të mbulonte si luftën në Ukrainën lindore, ashtu edhe çështjet më të gjera të sigurisë që Rusia këmbëngul.
Bisedimet mbi konfliktin janë zhvilluar duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Francën dhe Gjermaninë për ringjalljen e marrëveshjeve të paqes të Minskut të 2014 dhe 2015 – por ato deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një përparim.
Ukraina beson se i kanë dhanë shumë Rusisë dhe separatistëve.
“Të pëlqen apo jo, bukuroshja ime, duhet të durosh”, ishin fjalët e Presidentit Putin për këtë çështje drejtuar liderit të Ukrainës.
Rusia dëshiron një traktat me SHBA-në që ndalon vendosjen e armëve bërthamore përtej territoreve të tyre kombëtare. SHBA ka ofruar fillimin e bisedimeve për kufizimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, si dhe për një traktat të ri për raketat ndërkontinentale.
Edhe pse Rusia nuk ishte e impresionuar me përgjigjen perëndimore ndaj kërkesave të saj thelbësore, ajo ka qenë pozitive ndaj një “mekanizmi transparence” të kontrolleve të ndërsjella në bazat e raketave – dy në Rusi dhe dy në Rumani dhe Poloni./Pergatiti GAZETA SHQIP