Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë në fshatin Shkallë të Matit. Një person ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe ra në greminë.
Mjeti ka përfunduar në fund të luginës dhe është ndalur në një përrua të vogël që kalon në zonë. Siç duket edhe nga kjo video, makina ka rënë nga një lartësi e madhe në një rrugë rurale të pashtruar me asfalt.
Rruga ndodhet në një zonë malore ku për shkak të motit është e pranishme edhe mjegulla. Deri më tani, sipas informacionit paraprak të policisë, shkak i aksidenti është bërë humbja e kontrollit të mjetit.
Por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.