Manchester United ka pezulluar nga ekipi yllin e saj, Mason Greenwood, deri në një njoftim të dytë, pasi akuzohet se ka dhunuar ish të dashurën, Harriet Robson.
Një burim pranë “Djajve” kanë treguar për CNN, se klubi ishte në dijeni të imazheve ku shfaqej vajza e gjakusr, ndërsa nuk kanë preferuar që të japin asnjë koment derisa të verifikohen faktet.
“Manxhester United nuk fal asnjë lloj dhune”, thuhet në deklaratë. Policia në Manchester, tha se futbollisti është arrestuar për dhunë, ndërsa shtuan se ai do të mbahet në paraburgim derisa të sqarohen të gjitha të dhënat.
Efektivët kanë thënë se janë informuar mbi rastin falë imazheve e videove të publikuara në internet, nga ish e dashura e futbollistit. Ajo në një seri videosh, ku shfaqet e gjakosur dhe me shenja të dukshme në fytyrë akuzon sulmuesin për dhunë.