albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Çmimi më i lirë atje, policia kap autobusin me naftë kontrabandë nga Kosova

by Editor
June 18, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arrestuar tetë persona, mes tyr edhe dy punonjës të doganës në Kukës pasi kishin lejuar futjen e mallrave kontrabandë nga Kosova në Shqipëri. Mallrat ishin futur përmes një autobusi që bente linjën nga Prishtina në Tiranë, ku mes tyre kishte veshje, medikamente si edhe naftë.

Në lidhje me këtë të fundit nuk është çudi pasi nafta në Shqipëri ka shkuar 265 lekë/ litri ndërkohë që në Kosovë është disi më lirë duke nxitur qytetarët që të shkojnë të furnizohen atje ose të sjellin karburante nga Kosova në Shqipëri.

“Në rrugën “Jordan Misja”, në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur”, njofton policia.

Sipas policisë, të arrestuar janë:

– E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

– A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

– E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL