Një shkëndije elektrike në një dyshek me korrent u ka shkaktuar vdekjen një çifti në fshatin Borsh të Himarës.Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa gruaja ka humbur jetën nga asfiksia dhe burri nga djegiet në gjymtyrë.
Rrapo dhe Sevete Cika janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Borsh.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në këtë banesë, ndërsa së fundmi ishin izoluar pasi ishin konfirmuar me Covid-19.
Sipas burimeve të policisë, dyshohet se dy bashkëshortët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë për shkak të djegies së batanijes me korrent me të cilën flinin, për t’u ngrohur. Hetuesit dyshojnë se batanija me korrent ka marrë flakë dhe më pas zjarri përfshiu edhe jorganin dhe batanijet me të cilat ishin mbuluar, duke bërë që ata të asfiksohen.