albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

“Do shpërthejë lufta”, ja thirrja urgjente e Presidentit Zelenskiy për ukrainasit

by Editor
February 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar, derisa qeveria dhe liderë në mbarë botën po vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një pushtim të mundshëm nga Rusia, e cila ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë përgjatë kufirit.

Duke folur në parlament, Zelenskiy tha të martën se “askush nuk po vendos për fatin e Ukrainës pas shpinës sonë”, duke shtuar se ai shpreson se së shpejti do të vendoset data e takimit të ardhshëm të grupit të Formatit të Normandisë – që përfshin Ukrainën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë – për të diskutuar për zgjidhjen e tensioneve në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

“Ne po punojmë në mënyrë aktive për të vendosur sa më shpejt datën e takimit të ardhshëm të këshilltarëve në Berlin dhe shpresoj se do të arrihet një marrëveshje për takimin e liderëve të Formatit të Normandisë”, tha Zelenskiy pasi nënshkroi një dekret për të rritur numrin e forcave ushtarake të Ukrainës për 100 mijë trupa për tre vjet dhe për të rritur pagat e ushtarëve.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Zelenskiy tha gjithashtu se ai ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët sipas tij, kanë mbështetur Ukrainën në përplasjen e vazhdueshme me Rusinë.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur Rusia ka aneksuar Krimenë./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL