albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Dosja Dumani / Plan për vrasjen e një pronari të fuqishëm mediash, porosia nuk u krye për shkak se ruhej rreptësisht

by Editor
June 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Dosja Dumani / Plan për vrasjen e një pronari të fuqishëm mediash, porosia nuk u krye për shkak se ruhej rreptësisht
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Po qarkullon dorë më dorë një dosje e dytë penale me rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, përmbaruesi më i madh i krimit në Shqipëri i njohur deri më sot.

Saga e krimeve të rrëfyera në dosjen e parë, bashkë me porositë për vrasje kumdrejt pagesës deri 500 mijë euro, janë vetëm një botës kriminale që ka marrë pjesë dhe njeh killeri Dumani.

Në dosjen e dytë flitet për porositje vrasjesh deri në 2 milionë euro, siç ishte porosia e Kel Kamamit për ekzekutinib e Erjon Alibej.

Burime serioze thanë për Prapaskenën se ka edhe disa rrëfime edhe më tronditëse të Dumanit, të cilat nuk janë në asnjë fashikull hetimor për shkak të implikimeve në nivele të larta.

Madje këto rrëfime tashmë rrezikojnë vetë Dumanin, për të cilin është rritur intetesi për ta eleminuar.

Nëse më parë ishin të intetesuar për ta hequr qafet Talo Çela dhe personazhe të tjerë të botës së krimit që e kishin paguar për krime të ndryshme, tashmë janë të intetesuar edhe politikanë të nivelit të lartë për ta eleminuar.

Dumani mësohet se ka rrëfyer mbi një plan për ekzekutimin e një pronari të fuqishëm mediash, krim i cili nëse do të kryhej do të trondiste kryeqytetin.

Për këtë krim janë investuar disa grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë.

Plani nuk është finalizuar për shkak se bosi i mediava ruhej rreptësisht, dule mos lënë pothuajse asnjë hapsirë për ta goditur.

Në të njëjtën formë ka shpëtuar edhe Endrit Dokle, për të cilin Dumani ka pohuar se është kontraktuar nga Vis Martini për ta ekzekutuar kundrejt 500 mijë eurove.

Burimet konfirmojnë gjithashu vërtetësinë e deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, sipas të cilit Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të ish deputetit të PS Arben Ndoka.

Meta është akuzuar edhe se ka porositur vrasjen e mbetur në tentativë të Tom Doshit dhe Mhill Fufiy.

Meta është pëfolur se është implikuar edhe në vrasjen e të fortit të Burrelit, Halit Dedja, se mund të ketë gisht në zhdukjen e Eduard Belegut, në vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe se ka torturuar Dritan Priftin në vilën e tij në Gjirin Lalzit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL