albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Droga në kontenierët me mishin e pulave në portin e Durrësit, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

by Editor
June 18, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Droga në kontenierët me mishin e pulave në portin e Durrësit, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është mbajtur masa në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Arben Ferizi dhe Egert Vargu me gjykatës Vladimir Skënderi-n dhe u caktua masa “arrest me burg” pa afat për shtetasin Arben Ferizi dhe “arrest me burg me afat” 18 ditë për shtetasin Egert Vargu, lidhur me ngarkesën e kokainës të gjetur pak ditë më parë në portin e Durrësit.

Arben Ferizi dhe Egert Vargu i kanë qëndruar deklaratave te tyre të mëhershme ku Ferizi është shprehur se nuk ka lidhje me drogën. Sipas tyre kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i kryejnë online dhe në këtë mënyrë nuk kanë nga ta dinë se çfarë ka në kontenierë.

Ferizi ka deklaruar se kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme, prandaj nuk e ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ai deklaroi se kompania nuk ka asnjë lidhje, nuk ka dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontenier.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Sakaq Egert Vargu me detyrë agjent doganor ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij ai ka për detyrë të ndjekë procedurat e zhdoganimit dhe jo të kontrollojë kontenierët.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL