Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar sot me fermerë të Ana Malit, në Shkodër, ka bërë një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën, në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.
Berisha theksoi se belgët nuk do të tërhiqen dhe herën tjetër, Basha do jetë në pozita krejt ndryshe.
“Ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare.
Nëse ngrihesh e dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, e shqiptare, të kapin ligjet e të gjitha ketyre vendeve për bashkëpunim.
Në Shqipëri, iu hap dosja për dekonspirim. Por, ia mbylli Rama.
Belgët nuk ia mbyllin, erdhën për së dyti. E patë si doli.
E vërteta është se herën e tretë do jetë në pozita krejt tjera, do e merrni vesh shumë shpejt”-tha Berisha.
Po ashtu, ish-kryeministri u ndal edhe tek kandidati i Bashës në Durrës.
“Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”-tha Berisha.