albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home LAJME

Guayaquil, porti ku bashkohen trafikantët shqiptarë, rusë dhe spanjollë të drogës. Ja si e kontrollojnë tregun evropian të narkotikëve

by Editor
January 11, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Trafiku i madh i drogës, kryesisht i kokainës nga Ekuadori për në Evropë tregon se përse në dekadën e fundit Guayaquili është bërë porti ku bashkohen trafikantët shqiptarë, rusë dhe spanjollë të narkotikëve.

Trafikantët në Ballkan operojnë si pritës dhe mbajtës të kokainës ndërsa kanë si nënkontraktorë bandat lokale të Ekuadorit si Los Choneros, Los Lobos, Los Tiguerones dhe Chone Killers të cilat shërbejnë për sigurinë, logjistikën, ruajtjen, transportin dhe vrasjet.

Kokat e tyre drejtojnë operacionet kriminale në burgje, ku zgjerimi në to ka qenë shumë i shpejtë.

RELATED STORIES

Malltezi: Mashtrimet e SPAK, në asnjë faqe nuk ka dëshmi për mua dhe Berishën

Malltezi: Mashtrimet e SPAK, në asnjë faqe nuk ka dëshmi për mua dhe Berishën

September 17, 2024
Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024

Në shumicën e rasteve këto organizata kriminale nxjerrin përfitimet e tyre edhe nga shitja me pakicë e drogës në Ekuador. Vetëm gjatë vitit të kaluar u kapën 17 tonë kokainë të destinuar për tregun e brendshëm dhe 507 kilogramë heroinë, një tjetër substancë me kërkesë të brendshme në rritje dhe për eksport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjentët kundër narkotikëve besojnë se kufiri verior, veçanërisht midis departamentit kolumbian të Putumayos dhe provincës ekuadoriane të Sucumbíos, është rruga kryesore e përdorur nga klanet ballkanike për të kontrabanduar kokainën, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Zona kontrollohet nga anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), që tashmë janë shndërruar edhe në parti politike, si dhe anëtarët e La Constru, një organizatë paraushtarake që punon për kartelin Sinaloa dhe mafien shqiptare.

Nga viti 2014 deri në mars të vitit 2020, në Ekuador u arrestuan 24 persona midis tyre edhe grupe mafioze nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria.

Në nëntor të vitit 2020, persona të armatosur qëlluan për vdekje shqiptarin Adriatik Tresa në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tij, në zemër të Guayaquilit. Shqiptarët kanë krijuar edhe rrjete të mëdha të trafikut të drogës ku blejnë kokainë nga Clan del Golfo dhe guerrilasit ELN, drogë e cila niset përmes porteve  si Barranquilla për t’u dërguar më pas në tregun evropian. Përhapja e krimit të organizuar në Holandë ka prekur gjithë Evropën si dhe ka një numër në rritje të konsumatorëve, veçanërisht pas bllokimit të gjatë nga pandemia e koronavirusit.

“Droga që trafikohet në Evropë nuk është ajo e prodhimit të fundit. Kjo kokainë le të themi, është mbetja e asaj duhej të eksportohej në 2021; pasi transportet ishin bllokuar nga Covidi. I gjithë transporti tokësor, ajror dhe detar u ndal; prandaj, e gjithë ajo drogë duhej të ruhej diku, po shfaqet tani”, thotë ai Diego Castillo, drejtor i BASC, një kompani e Menaxhimit të Riskut dhe Sigurisë, e cila certifikon firmat eksportuese.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL