albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Ishte arratisur nga burgu e hiqej si fizioterapsit në Pogradec, arrestohet i shumëkërkuari nga drejtësia turke

by Editor
June 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ishte arratisur nga burgu e hiqej si fizioterapsit në Pogradec, arrestohet i shumëkërkuari nga drejtësia turke
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Pojska”, policia e shtetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar që kërkohej nga drejtësia turke. Salih Akkurt, banues në Konya të Turqisë është arrestuar në Pogradec pasi ishte i dënuar me 21 vite burgim. Akkurt-it i kanë mbetur edhe 10 vite burg për të kryer pasi ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

I dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”, dhe së fundi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, 42-vjeçari si duket fshihej në qytetit juglindor të vendit tonë ku për të mos rënë në sy  mashtronte qytetarët duke u hequr.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë shtetas, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42-vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale “Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, të parashikuara nga legjislacioni turk.

Gjatë kontrollit fizik, 42-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL