albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

Kërcënohet Arbër Hajdari i Big Brother VIP, ja çfarë po ndodh…

by Editor
February 17, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Kërcënohet Arbër Hajdari i Big Brother VIP, ja çfarë po ndodh…
Share on FacebookShare on Twitter

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për eksperiencën e tij në këtë reality show ku ka thënë se është kërcënuar.

“Përveçse një herë që ishte një sulm i organizuar profilesh që kërcënonin me fjalë nga më të ndyrat. Kur shohin që njerëzit kanë sukses duan të hedhin baltë.”, tha Arbëri.

I ftuar në “Pardon My French”, Arbëri u shpreh se ditët e para të Prime-t kanë qenë shumë të vështira, pasi brenda në shtëpi prodhoheshin situata të ndryshme. Opinionisti gjithashtu tha se nuk ka dashur t’i hyjë askujt në hak.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
“Në fakt ditët e para, te tre Prime-t e para ishin pak të vështira se kam qenë duke pritur që brenda në shtëpi të prodhoheshin situata të ndryshme dhe më pas të jepja mendim, por më pas situata ndryshoi dhe tani pas një farë kohe, ndihem mirë dhe mendoj që do ja ndjej mungesën. Pjesa më e madhe e situatave kanë qenë të natyrshme. Kur ka pasur diskutime të vështira që nuk i shmangesh dot ‘Big Brother’, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që mos ti hyj askujt në hak, ti japi dikujt atë që meriton edhe pse mund të mërzis dikë tjetër.”, u shpreh ai.

Megjithatë, Arbëri tregoi se nuk ka pasur shumë komente negative përveçse një herë kur u përballë me një sulm të organizuar profilesh false.

“Unë kam parë që ka profile në rrjete sociale që më shkruajnë që një javë kanë një qëndrim, një javë një qëndrim tjetër. Kur jep mendim duhet të marrësh pak kohë. Nuk kam pasur komente, mesazhe negative pjesën më të madhe të kohës. Përveçse një herë që ishte një sulm i organizuar profilesh që kërcënonin me fjalë nga më të ndyrat. Kur shohin që njerëzit kanë sukses duan të hedhin baltë.”, tha Arbëri.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL