Qytetarë të shumtë të organizuar nga Partia Socialdemokrate kanë protestuar të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Ata janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të godinës së qeverisë , ku edhe kanë hasur në rezistencë dhe e forcave të shumtë ta policisë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka akuzuar policinë si të ndikuar politikisht duke qenë se nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe se kishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.
“Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pasur policë dhe këtu është mbajtur fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestuar, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht”, tha Molliqaj.
Kreu i PSD-së u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që ta faturojë energjinë elektrike edhe për katër komunat veriore në Kosovë. Ai u zotua se nuk do të lejojnë që propozimi i ZRrE-së të kalojë.
“Propozimi i ZRRE-së duhet të hidhet poshtë, ai propozim nuk do kalojë sa të ketë qytetarë aktiv, sa të jemi ne gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve partiake. Këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, tha ai
Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen e bllok-tarifës deri më datë 31 janar 2022 deri në orën 16:00.