albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

“Krenar që dikur ka qenë lojtar i imi”, trajneri i parë i Asllanit: Qava kur i shënoi Interit

by Editor
June 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Krenar që dikur ka qenë lojtar i imi”, trajneri i parë i Asllanit: Qava kur i shënoi Interit
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani te Interi mungon vetëm zyrtarizimi, me mesfushorin shqiptarë që do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike duke firmosur për një nga skuadrat më të mëdha në Itali.

Paraqitjet e talentit të kombëtares kuqezi me Empolin, bënë që lojtari të tregonte cilësitë dhe talentin e tij, duke u kthyer në një lojtarë të rëndësishëm.

E kur pritet të ndodhë një transferim i madh, nuk ka si të ndodhë ndryshe, me Asllanit që ka ngjallur një kuriozitet të madh në media, ku së fundmi ka folur edhe trajneri i tij i parë.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Cristiano Filippi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, gjatë së cilës tregon përshtypjet e tij të para për talentin e Kombëtares kuqezi. Filippi tregon se Asllani spikati që në ndeshjen e parë, ku shënoi një eurogol pasi la pas tre kundërshtarë.

Trajneri italian shton se sytë iu përlotën në momentin kur e pa ti shënonte gol Interit në Serinë A, duke ndjerë krenari që dikur ka qenë një prej lojtarëve që ka stërvitur.

“Më besuan kategorinë e të rinjve. Babain e Kristjanit e njihja, sepse çdo ditë kaloj nga shtëpia e tyre. I sugjerova që ta linte të luante me ne.
Në javët e para e dinim se ai ishte i fortë, por debutimi i tij në ligë ishte i çmendur! Ai kishte fanellën me numrin 7, i rrinte shumë më e madhe shumë sepse ishte shumë më i shkurtër se të tjerët. Ai bëri një eurogol të vërtetë, duke ulur tre kundërshtarë.

Empoli pak kohë më parë ka postuar videon edhe në rrjetet e tij sociale. Natyra i ka dhënë këmbë, të cilat ai di t’i përdorë të dyja shumë mirë dhe vështirë se bën të njëjtin gabim dy herë, por ai është i zoti të përmirësohet vazhdimisht” ka theksuar Filippi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL