‘Politikanët shqiptarë duhet të fillojnë të vishen trashë’, ky ishte mesazhi i fortë që dha dje avokati Maksim Haxhia, menjëherë pas shpalljes së vendimit me 3.4 vite burg për klientin e tij ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Po kujt ju drejtua ky mesazh i thënë me kode mafioze?
Shumë do të mendojnë se mesazhi ishte drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, Erjon Veliajn apo dhe personazhe të njohur të rilindjes. Por jo, pasi Tahiri nëse do të kishte dashur të shpëtonte veten, do kish pranuar të bëhej me kohë bashkëpuntor i drejtësisë, por ai zgjodhi të sakrifikohej, jo vetëm për të mbuluar të gjitha krimet rilindase, por për tu hapur këtyre të fundit dritën jeshile për të nisur prangosjen e ‘opozitës’.
Të vetmit që u drodhën më shumë se dhe vetë Tahiri pas vendimit ishin pikërisht njerëzit pranë Lulzim Bashës, deputetë që sot qendrojnë në krah të tij, e që dikur në postin e kryebashkiakut si Xhelal Mziu psh, abuzonin e vidhnin paratë publike njësoj sikur të ishin të tyret e jo taksat e qytetarëve.
Mziu është vetëm njëri prej tyre, ndërkhë që një tjetër emër është kreu i komanduar i PD-së Dega Fier, Agron Kapllanaj, i cili është lënë në ‘harresë’ por shumë shpejt do të rikthehet nën shënjestrën e drejtësisë së re, arsyet dihen, lidhen pikërisht për afera korruptive të forta, ku ai shërbente si postieri i dërgimit të marrjes dhe dhënies së mesazheve mes Ramës dhe Bashës, sa herë që diskutoheshin tendera të fortë në zonën e Myzeqesë.
Për të vijuar më tej, personazhi që është edhe më i frikësuar se çdokush tjetër nga burgu është as më pak e as më shumë por vetë Grida Duma, një zonjë e bukur në aparencë, por dinake ithtare madje dhe ‘kamikaze’ për interesa të partisë dhe Lulzim Bashës.
Zonja Duma ishte e parë që bëri deklaratë dhe presoin të hapur publike ndaj Edi Ramës, pikërisht kur i kërkoi në emër të PD-së aksione në Portin e Durrësit, njësoj sikur mafiozët kërkojnë zona influence në treg.
Dhe që prej atij momenti në s’kemi parë më as edhe një akuzë të vetme nga selia e Bashës për afera korruptive në Durrës, madje dhe Gjush Dako po duket fiks si akullore pasi ndaj tij nuk ka më asnjë akuzë zyrtare.
Të gjithë e shihni sot se si zonja Duma është e para që sulmon ish-kreministrin sa herë që ky i fundit denoncon afera të mëdha të qeverisë, e kjo jo rastësisht, por sepse aty ka aksione dhe opozita.
E duke bërë një analizë të fundit fare, të gjitha arrestimet në krahun e Lulit do të vijnë me urdhër indirekt nga Rama, pasi në botën e krimit asnjëherë palët nuk bashkëjetojnë përjetësisht, por i forti përdor të dobëtin për aq kohë sa i duhet e më pas e hedh si ushqim për qentë, ndërkohë që në rastin konkret opozitarët e Bashës Rama do i hidhte si ushqim për drejtësinë e re, që do i shërbente si një tjetër kauzë e arritur që do përdoret në fushatën për marrjen e mandatit të katërt.