Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili janë dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO, në lidhje me ngjarjen e rëndë të vitit 2017, që njihet si “Masakra e Lushnjes”.
Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.