albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Mbyllet përfundimisht epoka Ronaldo-Messi

by Editor
June 19, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Mbyllet përfundimisht epoka Ronaldo-Messi
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë tashmë në vitet e fundit të karrierës së tyre dhe kjo u dëshmua pasi këtë javë faqja e Transfermarkt shpërndau vlerën e skuadrës më të shtrenjtë në futboll dhe portugezi dhe argjentinasi nuk u shfaqën në 11-shen .

Duket se ndryshimi i brezit nuk ndodh vetëm në fushë por edhe në vlerën e çdo lojtari. Më shumë se 10 vjet pasi Messi dhe Ronaldo u renditën si lojtarët më të shtrenjtë në merkato,  stafeta tashmë ka kaluar në duart e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Lojtari i PSG-së dhe Francës aktualisht vlerësohet në më shumë se 165 milionë dollarë duke qenë një nga yjet më premtues në futboll, ndërsa Erling Haaland (155 milionë dollarë) dhe Vinicius Jr. (100 milionë dollarë) përbëjnë treshen më të vlefshme.
Pas tyre, mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden dhe anësori i Liverpool, Mohamed Salah vlerësohen me 95 milionë dollarë , ndërsa anglezët Declan Rice dhe Trent Alexander-Arnold kanë një vlerë prej 80 milionë dollarësh.

Image

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Në fund, Matthias De Ligt (75 milionë), Ruben Dias (85 milionë), Alphonso Davies (75 milionë) dhe Thibaut Courtois (65 milionë), përbëjnë pjesën tjetër të lojtarëve në ekipin më të vlefshëm sipas Transfermarkt.

Kjo është hera e parë në 12 vjet që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë pjesë e formacionit më të vlefshëm të futbollit. Dhe sipas faqes së merkatos dhe transfertave, sulmuesi i Manchester United vlerësohet në 35 milionë dollarë ndërsa lojtari i PSG-së ka një vlerë prej 55 milionë dollarësh.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL