albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Më mirë na nisni ushtarë në Ukrainë”, banorët e “5 Majit” protestë në zyrat e ARRSH: Lulzim Basha fshihet pas këtij krimi

by Editor
February 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Më mirë na nisni ushtarë në Ukrainë”, banorët e “5 Majit” protestë në zyrat e ARRSH: Lulzim Basha fshihet pas këtij krimi
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e zonës së “5 Majit”, Paskuqanit dhe të Laprakës kanë zhvendosur ditën e sotme protestën për prishjen e banesave të tyre pranë zyrave të ARRSH, duke kërkuar përgjigje nga ky institucion.

Banorët kërkojnë të dinë se kush fshihet pas projektit që kërcënon banesat e tyre, teksa u përplasën me punonjësit. Ata u shprehën se “më mirë do ishte ti dërgonin ushtarë në Ukrainë, sesa ti trajtonin në këtë mënyrë”.
“Kush fshihet pas këtij krimi, Lulzim Basha, kush fshihet pas këtij krimi? Këtë duam ne. Na thuhet se do na jepen shtëpi me qira, dilni kontrolloni nëse gjeni një shtëpi me qira edhe unë do ta marr. Cilin do të nxjerrin jashtë që të futemi ne. Kjo nuk është pjesa jote, por ti duhet t’ja përcjellësh eprorit tënd. Më mirë na regjistroni ushtarë për në Ukrainë dhe e mbyllim këtë kapitull”, u shpreh banori.

Nga ana tjetër, punonjësi i ARRSH sqaroi banorët duke i siguruar se nuk do të ketë asnjë veprim për prishjen e banesave deri në trajtimin e plotë të tyre.

“Asnjë objekt nuk do të cenohet deri në trajtimin e çdo pronari. Kjo është e sigurt. Nëse firmat sot janë në terren janë në terren sepse është kantier ndërtimi. Nuk ka për ti cenuar prona derisa ju të trajtoheni sipas ligjit. Do merren të gjitha masat. Unë në këtë zyrë kam për detyrë tju sqaroj për ligjin e shpronësimeve. Për të tjera bëni përgjigje me shkrim dhe unë do t’jua përcjell”, tha punonjësi i ARRSH.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, deri në grevë urie para Kuvendit, ose poshtë banesave të tyre, nëse nuk marrin një zgjidhje që përmbush kërkesat e tyre.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL