albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

NATO: Rusia po shton trupat ushtarake, nuk po i pakëson

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 1 min read
0
NATO: Rusia po shton trupat ushtarake, nuk po i pakëson
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë më parë, ministria ruse raportoi fillimin e një tërheqjeje të trupave pas stërvitjeve ushtarake pranë Ukrainës. Por Perëndimi megjithatë e sheh me skepticizëm këtë lëvizje të Moskës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha para gazetarëve se organizata ushtarake nuk sheh asnjë shenjë se Moska po ul nivelin e trupave të saj në Ukrainë dhe rreth saj.

“Mbetet për t’u parë nëse ka një tërheqje. Sigurisht që ne po monitorojmë nga afër se çfarë bën Rusia në dhe rreth Ukrainës. Ajo që ne shohim është se ata kanë rritur numrin e trupave ushtarake. Deri më tani nuk ka depërshkallëzim, por sigurisht ne po regjistrojmë reagimet e Moskës për dialogun diplomatik dhe jemi të gatshëm të përfshihemi në këto përpjeke me Rusinë”.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Në lidhje me tërheqjen e disa trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, reagoi edhe ministri Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Në terren, shohim të kundërtën e disa prej retorikave të fundit që vijnë nga Kremlini dhe mendoj se do të ishte gjëja e drejtë të thuhet se nuk është një ushtrim normal ushtarak”.

Ndërkohë në Ukrainë, qytetarët ngritën një flamur të madh në stadium ku në sfond luhej himni kombëtar për të treguar unitet kundër frikës së një pushtimi. Banderolat verdheblu valëviteshin jashtë shkollave, spitaleve dhe shumë dyqaneve për të shënuar “Ditën e Unitetit”, një festë që Presidenti Volodymyr Zelensky krijoi këtë javë pasi Rusia grumbulloi trupa pranë kufijve të Ukrainës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL