albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Ndjekje si nëpër filma në rrugët e Romës, 39-vjeçari shqiptar tenton të arratiset me ‘BMW’, thyen dhe postbllokun e policisë!

by Editor
June 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ndjekje si nëpër filma në rrugët e Romës, 39-vjeçari shqiptar tenton të arratiset me ‘BMW’, thyen dhe postbllokun e policisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Si nëpër filma…”, kështu e konsiderojnë mediat italiane ndjekjen e makinës BMW-së, mëngjesin e kësaj të diele, e cila drejtohej nga një shqiptar 39-vjeçar, i cili tentoi t’i shpëtonte karabinierëve nëpër rrugët e Romës.  Ai theu postbllokun e policisë në Vatikan ndërsa karabinierët vijuan ndjekjen e tij.

Të gjithë qytetarët përjetuan momente paniku në rrugë pasi nuk e dinin cili do të ishte veprimi i radhës. Gjatë arratisjes 39-vjeçari hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.

Pasi ka thyer postbllokun, në përpjekje për të ndaluar shqiptarin, karabinierët qëlluan me pistoletë në drejtim të rrotave të BMW-së, por 39-vjeçari nuk hoqi dorë dhe u nis drejt rrugës “Conciliazione”.  Ndjekja e guximshme përfundoi në via Gregorio XII me një makinë policie të vendosur matanë rrugës.

Ai u përplas me policinë ku mbetën të plagosur 2 efektivë, por janë jashtë rrezikut për jetën.  Pavarësisht se u ndal, 39-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet duke detyruar oficerët të thyenin xhamin e makinës dhe të përdornin një mjet neutralizues për ta ndaluar.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Ende nuk bëhet i ditur identiteti apo arsyeja se përse 39-vjeçari shqiptar do të ndalohej nga policia italiane.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL