albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Nëse rrini kaq orë pa ngrënë, do të rrëzoni shumë shpejt kilogramët e tepërt

by Editor
June 18, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Nëse rrini kaq orë pa ngrënë, do të rrëzoni shumë shpejt kilogramët e tepërt
Share on FacebookShare on Twitter

Herë pas here, dëgjojmë metoda nga më të ndryshmet për të pasur sukses në heqjen e kilogramëve të tepërt. Megjtihatë, hulumtimet e reja sugjerojnë të hani çdo 6 deri në 15 orë, duke shmangur ushqimet e vazhdueshme: vetëm në këtë mënyrë ora biologjike mund të funksionojë siç duhet.

Agjëroni ose bëni “fasting” të paktën 14 orë në ditë, hani ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 15:00 dhe anashkaloni darkën. Kjo është “receta” e humbjes së peshës sipas një raporti të bërë nga ekspertët e të ushqyerit dhe të publikuar në Nature.

Studimi, i cili analizon 250 kërkime të mëparshme, tregon se ky zakon ushqimor, i ngjashëm me atë të paraardhësve tanë, na lejon të mbajmë nën kontroll sheqerin në gjak dhe të eliminojmë yndyrën.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

E shkuara dhe e tashmja

Paraardhësit tanë nuk kanë pasur akses të pakufizuar në burimet ushqimore, ndryshe nga sa ndodh sot me efekte negative. Siç shpjegon hulumtimi, dietat perëndimore, të cilat përfshijnë “vakte të ngrëna gjatë gjithë kohës”, kanë një “rol shkaktar në zhvillimin e disa sëmundjeve kronike. Gjithashtu, ngrënia e vakteve gjatë ditës rrit 57% rrezikun për obezitet.

Roli i mikrobeve

Gjithashtu Tim Spector, një lektor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër, ka arritur në pothuajse të njëjtat përfundime. Metoda e humbjes së peshës që ai shpiku përfshin agjërimin për 14 orë në ditë, pas orës 11 të mëngjesit. Ngrënia e mëngjesit disa orë pas zgjimit do të ndihmonte për të humbur 4 deri në 11 kilogramë peshë gjatë disa muajve, falë efikasitetit më të madh të mikrobeve në djegien e ushqimit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL