albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Pamjet e të riut shqiptar që u ekzekutua në Ekuador teksa po darkonte

by Editor
January 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi u ekzekutua teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil në Ekuador. 

Teksa po hante darkë, dy persona me lule në duar iu shmangën kontrolleve për certifikatë vaksinimi dhe iu afruan tavolinës ku ndodhej shqiptari. Ata e qëlluan me mbi 20 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Për pasojë, është plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur. Policia ekuadoriane po heton në pistën e trafikimit të drogës.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Bëhet e ditur se organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.

Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas. Ata përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj. Akuzat ndaj të arrestuarit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL