albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

PD ngre grup pune për reformën territoriale

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
PD ngre grup pune për reformën territoriale
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka nisur punën për reformën territoriale. Deputetja Dhurata Çupi deklaron se selia blu ka ngritur grupin e punës të cilët do të konsultohen me qytetarët dhe ekspertët.

“Vendimi i parlamentit për nisjen e punës për reformën territoriale është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit. Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertët që duan të japin kontributin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm, të na bashkohen”, tha deputetja Dhurata Çupi.

Çupi akuzon mazhorancën për reformën territoriale të vitit 2014, duke thënë se e përdori përfitime elektorale.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

“Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në vitin 2014. Qëllimi i vërtetë i Edi Ramës nuk ishte vetëqeverisja vendore, por krijimi i zonave elektorale ashtu siç i interesonin atij, shpenzimet për administratën e bashkive pas shpërndarjes administrative janë rritur me 23% dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar”, shtoi më tej ajo.

Kuvendi miratoi ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, propozime të bëra nga PD.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL