Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë lënduar katër persona.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka njoftuar Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.
Ndryshe gjatë ditës së sotme janë raportuar edhe aksidente tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kujtojmë se edhe moti gjatë ditës së sotme ka qenë e reshje të lehta shiu, që e vështirëson lëvizjen e automjeteve