Flaki ishte pezulluar fillimisht te Sampdoria për 2 vite pasi në kontroll antidoping ishte gjetur se kishte përdorur kokainë. Ndërsa në vitin 2010, ishte pezulluar për 12 vite pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj të njëjtës substancë teksa luante për Breshian dhe po mundohej të kthehej në futbollin profesionist. Kjo nuk ishte mënyra se si ai dëshironte të mbyllte karrierën e tij ndaj priti 12 vite që të kthehej përsëri në fushë, duke firmosur me Sinja e luajtur sot ndaj Prato 2000 në kampionatin Eccellenza.Ai luajti me numrin e tij të vjetër 14, teksa qëndroi në fushë për rreth 30 minuta, duke marrë shpesh ovacionet e publikut, mes të cilëve ishte edhe ish-trajneri i tij te Sampdoria, Valter Novelino, i cili nuk dëshironte të mungonte në këtë ngjarje. “Jam shumë i lumtur, kjo ditë feste fshin 12 vitet e fundit”, tha Flaki pas debutimit të tij.