Interesi më i madh në kampin opozitar dhe për demokratët është se cili do të jetë drejtuesi legjtim i tyre dhe që përfaqëson shumicën.
Sali Berisha ka si mbështetje masive demokratët në çdo cep të Shqipërisë. Këtë fakt e dinë dhe amerikanët që mbështesin Lulin dhe pakicën që ai përfaqëson.
Por shpallja padrejtësisht e Sali Berishës non grata ka ngjallur një urrejtje të madhe ndaj ambasadores Yuri Kim dhe grupimit që ajo përfaqëson ndërsa dashuria e demokratëve dhe shqiptarëve për amerikën është në nivelet më të larta të mundshme.
Por për shumë fakte dhe dëshmi që vijnë nga shtete të tjera, është e dukshme se Sali Berisha e ka fituar betejën me ambasadoren Kim dhe grupimin e Xhorxh Soros.
Dosja belge dhe Ukraina dhe beteja e fituar nga Sali Berisha
Ka esence te perbashket ndermjet dy ngjarjeve.
Belget – Me ka bere pershtypje qe fill pas 9 shtatorit, autoritetet belge u bene shume agresive ndaj Lulzim Bashes dhe shtuan vemendjen ndaj ceshtjes “Toyota Auris”. Nuk eshte se posedoj ndonje informacion, por po them se ky angazhim mund te mos jete koinçidence.
Intuita me ben te besoj se faktore rajonale apo kontinentale, jane duke amortizuar dhe duke u perpjekur te ekuilibrojne fryrjen e Lulzim Bashes si tullumbace nga amerikanet dhe goditjen frontale qe mori Berisha dhe indirekt Meta.
Berisha dhe Meta mund te mos jene ne ditet e tyre me te mira, por ata kane nje te kaluar ne rangjet me te larta te pushtetit dhe nuk jane per t’u nenvleftesuar, sidomos ne menyren bajate dhe idiote me te cilen etiketohen çdo dite si “non gratat” nga PD-ja zyrtare, ndersa zyrtaret e kesaj partie nuk arrijne te kuptojne se po sillen si emisare politike te ambasades amerikane dhe jo si faktore politike perfaqesues shqiptar. Kjo lloj gjuhe i ben te neveritshem ata bashke me ambasaden qe i mbeshtet.
Ky eshte revansh, eshte aksion qe me patjeter do shkaktoje reaksion, ndaj dhe nuk eshte çudi qe ndersa amerikanet kane vendosur te godasin fort ne Tirane, shtete te tjera evropiane te kene analizuar situaten dhe te kene dale ne konkluzionin se amerikanet po gatuajne nje çorbe kaotike, e per pasoje te jene hedhur ne veprim, ndoshta me dosjen belge.
Eshte si nje kunderpergjigje e kalkuluar, meqenese ju me reformen ne drejtesi kontrolloni SPAK-un dhe mbroni Bashen, po ua sjellim neve prokurorin nga Belgjika dhe e shtrengojme ne darën po qe nevoja.
Ukraina – Kur 5 vite me pare shqyrtoja ide apo fjalime te Vladimit Putin, shumekush me shihte si me dyshim.
Secili nga kendi i vet. Ekzistonte nje konsensus mbareshqiptar se Putin ishte diktator dhe ndihej nje adhurim ndaj amerikaneve ne Tirane. Sot pas 5 vitesh verej pa ndonje kenaqesi se ne fejsbukun e ambasades amerikane vershojne kritikat dhe thumbat e komentueseve shqiptare, ndersa Putin shihet si aktor me nje valence teper serioze.
Çfare ka ndodhur?
Ne fakt nuk ka ndodhur as me shume e as me pak nga sa ka paralajmeruar Henry Kissinger ne shkrimin e tij te famshem ne 2014 mbi krizen e Ukraines.
Ne nje pasazh ai shkruan qe prej 2014-es:
“Demonizimi i Putinit nga administrata amerikane nuk eshte politike, por alibi qe rreket te justifikoje mungesen e nje politike te jashtme amerikane”.
Njesoj si me Putinin, eshte e destinuar dhe politika e “non gratave” te çedoje, per sa kohe ndeshkimet non grata do rezultojne si alibi per mungesen e nje politike dhe te nje vizioni te politikes se jashtme amerikane, do sfumohet dhe non grata e do arrije ndoshta ne nivelin qe shqiptaret do shohin si politikane normale pikerisht ata qe nuk jane te preferuarit e amerikaneve.
Uroj qe te mos ndodhe ndonjehere kjo zvenitje dhe kjo dekadence e prestigjit te SHBA-ve, pasi eshte totalisht ne dem te interesave te botes shqiptare.
Mirepo, Ukraina dhe Belget po tregojne se alibive u del shpejt boja, duhen politika dhe politikane.