Të paktën 15 të vdekur dhe 20 të plagosur në Somali janë bilanci i një sulmi vetëvrasës në Beledweyne, kryeqyteti i rajonit somalez të Hiranit, ku një terrorist hodhi veten në erë në një restorant të mbushur me njerëz në kohën e drekës.
Policia saktësoi se mes viktimave ishin civilë dhe administratorë lokalë.
Grupi ekstremist Al Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin, i cili shkaktoi “dëme të mëdha”.
Një oficer policie, Mohamud Hassan, e quajti sulmin “sulmin më vdekjeprurës që mund të kujtoj në këtë qytet”.