Ka shkuar në tre numri i vikitmave nga aksidenti fatal i mëngjesit të sotëm në rrugën Elbasan-Librazhd, te vendi i quajtur Kthesa e Murrashit.
Njësitë e shpëtimit kanë nxjerrë nga makina edhe një tjetër person të pajetë, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga aksidenti.
Deri më tani janë shpëtuar 3 pasagjerë, shoferi i mjetit, një grua dhe një fëmijë 9 vjeç. Vogëlushi është nisur drejt QSUT në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.
Mes viktimave mësohet se është edhe një çift bashkëshortor, ndërsa mësohet se janë shpëtuar dy fëmijë.
Gjashtë pasagjerët që po udhëtonin në automjetin tip “ML” që përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme, ku tre prej të cilëve ndërruan jetë, dyshohet se ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kalimashi i Kukësit.
Më tej konfirmohet se një viktimat, është e gjinisë femër, ndërsa nuk dihen detaje për kredencialet e dy të tjerëve. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në mjetin e përmbysur në ujë.