albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tritol në makinë, çfarë gjeti policia në banesën e Aleksandër Sadikajt: Priste ta godisnin!

by Editor
June 13, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Tritol në makinë, çfarë gjeti policia në banesën e Aleksandër Sadikajt: Priste ta godisnin!
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – ABC ka mësuar detaje të reja lidhur me atentatin me eksploziv më 11 qershor, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se, policia ka ushtruar kontroll në banesën e viktimës, pas atentatit që i mori jetën në dalje të Tiranës. Në banesën e Sadikajt, në Sauk, mësohet se është gjetur një jelek anti-plumb, municione dhe një kavanoz me kanabis.

Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë, të cilën 27-vjeçari e mbante me vetë, janë ngritur dyshime të forta se i riu i druhej një atentati ndaj tij. Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Për policinë është ende e paqartë vendi ku është montuar lënda plasëse, ndaj po verifikohen kamerat gjatë intineratit që ka ndjekur viktima, nga rruga “Irfan Tomini” një natë para ngjarjes, e deri tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan, para momentit të shpërthimit.

Mësohet se grupi hetimor është bindur se objektivi ka qenë pikërisht Aleksandër Sadikaj, edhe pse makina që ai përdorte figuronte në emër të një tjetër personi. Viktima mësohet se kishte blerë makinë rreth 5 muaj më parë, por nuk e kishte bërë ndryshimin e pronësisë së automjetit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL