Live From Tirana – Xheisara Frisku ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Gjatë kësaj interviste, ajo foli rreth eksperiencës së saj në BB VIP si dhe dha opinionet e saj për banorët e tjerë.
Por jo vetëm kaq, pasi Xheisara qartësoi të gjitha thashethemet se është e martuar në fshehtësi. Këngëtarja e njohur u shpreh se nuk është e martuar por “në një marrëdhënie me letrat angleze”, duke na bërë të qartë se arsyeja e “martesës” nuk i referohej ndonjë historie dashurie.
“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë jam ‘British’. . Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëllimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, u shpreh ajo.