albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ulen rastet me COVID në 24 orët e fundit, 7 viktima dhe 126 të infektuar në spitale

by Editor
February 7, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo fillim jave ka shënuar ulje të ndjeshme të rasteve me COVID në vendin tonë, ku 251 qytetarë rezultuan të infektuar nga 1766 testime.

113 rezultuan të infektuar në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnjë 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë një 65-vjeçar nga Himara, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë kryer 2,63 milionë vaksinime në vendin tonë, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 3,387.

Ministria u bën apel qytetarëve që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, sipas ministrisë.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251

Të shëruar në 24 orë 1246

Të shtruar në spitale 126

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1766

Testime totale 1,695,141

Raste pozitive 264,875

Raste të shëruara 248,882

Raste Aktive 12,606

Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4887

Fier 1596

Shkodër 1347

Vlorë 856

Elbasan 832

Gjirokastër 765

Berat 668

Lezhë 501

Korçë 459

Durrës 326

Kukës 265

Dibër 104

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL