albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

VIDEO/ Sfidë me borën dhe të ftohtin, Forcat Speciale dalin në terren, për herë të parë…

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Efektivë të Forcave Speciale kanë sfiduar të ftohtin dhe kushtet e vështira të motit duke u trajnuar për herë të parë vetëm me pajisjet e tyre personale. 

Bëhet me dije se trajnimi është kryer në Voskopojë të Korçës.

Ministri i Mbrojtjes përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka shpërndarë pamje nga kjo stërvitje në kushte të vështira, nën emërtimin “Selita 02” që kishte si synim testimin e kapaciteteve larg vend dislokimit të përhershëm.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Trupat elitë sfiduan terrenin malor dhe motin ekstrem të Voskopojës dhe përveç veprimeve tashmë të zakonshme u praktikuan edhe taktikat speciale me ski. Kolonel Ajet Jata, komandant i batalionit të Forcave Speciale shpjegon se “Forcat Speciale për herë të parë trajnohen në një terren të vështirë vetëm me pajimet e tyre personale duke iu përshtatur mjedisit.

Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në Botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një Forcë Speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve.

Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL