albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

VIDEO/ Tmerr në Kosovë: Zjarri përfshin qendrën tregtare, flakët shkojnë “deri në qiell”

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Tmerr në Kosovë: Zjarri përfshin qendrën tregtare, flakët shkojnë “deri në qiell”
Share on FacebookShare on Twitter

Një qendër tregtare është pushtuar nga flakët në Kosovë.

Bëhet me dije nga mediat vendase se zjarrfikësve iu desh të punonin për disa orë rresht për të shuar plotësisht zjarrin që pushtoi qendrën tregtare  “Viva Fresh Store” në Ferizaj të Kosovës.
Nga ana tjeter policia ka konfirmuar se si pasojë e flakëve pati  dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk u regjistruan të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur ende, por një hetim ka nisur menjëherë mbi ngjarjen. Nga sa pohojnë mediat vendase, zjarri ka qenë shumë i madh e ka mbjellë frikë mes banorëve.

Në qytet madje janë dëgjuar edhe disa shpërthime të njëpasnjëshme që dyshohet se mund të kenë ardhur nga bombolat e gazit.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

Rreziku më i madh në ato momente ishte se mos zjarri mbërrinte deri në një pikë karburanti, të ndodhur aty pranë.

Përpjekjet e zjarrfikësve u fokusuan pikërisht në këtë zonë, dhe ia dolën të shmangin problemet aty. Në një moment, u kërkua dhe ndihmë urgjente nga pompierët e qyteteve të tjera, por tashmë situata është qetësuar.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL