Një qendër tregtare është pushtuar nga flakët në Kosovë.
Bëhet me dije nga mediat vendase se zjarrfikësve iu desh të punonin për disa orë rresht për të shuar plotësisht zjarrin që pushtoi qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në Ferizaj të Kosovës.
Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur ende, por një hetim ka nisur menjëherë mbi ngjarjen. Nga sa pohojnë mediat vendase, zjarri ka qenë shumë i madh e ka mbjellë frikë mes banorëve.
Në qytet madje janë dëgjuar edhe disa shpërthime të njëpasnjëshme që dyshohet se mund të kenë ardhur nga bombolat e gazit.
Rreziku më i madh në ato momente ishte se mos zjarri mbërrinte deri në një pikë karburanti, të ndodhur aty pranë.
Përpjekjet e zjarrfikësve u fokusuan pikërisht në këtë zonë, dhe ia dolën të shmangin problemet aty. Në një moment, u kërkua dhe ndihmë urgjente nga pompierët e qyteteve të tjera, por tashmë situata është qetësuar.