Nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë gjetur vdekjen të paktën 18 persona të martën në një qytet turistik në kodrat mbi Rio de Zhaneiro, thanë zjarrfikësit brazilianë.
“Deri më tani, 18 vdekje të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë konfirmuar”, në orët e fundit, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve në Rio de Zhaneiro, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç është thënë më tej, më shumë se 180 zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të shpëtimit ishin në vendngjarje në qytetin piktoresk kodrinor të Petropolis, ku është varrosur perandori i fundit i Brazilit Pedro II, 68 kilometra (42 milje) në veri të qytetit të Rios.
Bashkia shpalli një “gjendje katastrofe” pasi imazhet u përhapën në mediat sociale të shtëpive të shkatërruara dhe makinave të përfshira nga përmbytjet.
Shumë dyqane u përmbytën plotësisht nga rritja e nivelit të ujërave që shpërthyen në rrugët e qendrës historike të qytetit.