Aksidentet rrugore na janë kthyer në një mankth të vërtetë, sa dhe fëmijët ndihen të tmerruar!. Nuk më hiqet nga mendja, pak ditë më parë, kur një grup fëmijësh në qytetin e Rroskovecit, na thanë, se rrugët automobilistike i kanë më shumë frikë se sa gjarpërinjtë helmues (!), se disa shoferë u duken si kamikazët e Irakut… Dhe kjo frazë therëse e këtyre fëmijëve ka një “supervrasës” kombëtar: heshtjen dhe indiferentizmin e të gjithëve, por mbi të gjitha politika dhe shteti!. Përveç autostradave super të përgjakura, nuk ka kilometra në rrugët nacionale, rrugë të dyta apo të treta që të mos kenë ndodhur aksidente, shumë nga ato, me viktima e të plagosur…. Nuk ka ditë që kronika e zezë mediatike, “ballore” të saj, të ketë aksidentet automobilistike, me subjekte edhe si tek filmat horror! Është kaq groteske, sa edhe të huajt, që vizitojnë vendin tonë, veçanërisht turistët, shqetësimin më të madh kanë mundësinë e ndonjë aksidenti automobilistik, bile, para se të “shëtisin” apo të udhëtojnë, mbajnë edhe “kujtesa rrugësh”, në vend të katalogut të vizitave. Është rast i radhë, për parlamentin shqiptar që të mbaj “zi” për një viktimë aksidenti, siç bënë me vdekjen aksidentale e ish-sportistes dhe nënës së dy fëmijëve, të ndjerës Dhurata Prifti.
Kjo “zi” parlamentare nuk buroi nga përgjegjësia e “dhembshuria” njerëzore e deputetëve, por nga “vapa politike” e reformës në drejtësi.
Aksidentet automobilistike shqiptare, ku viktimat e këtij fenomeni super tragjik, po i afrohen “vdekjes njerëzore” të Luftës së Dytë botërore, kanë shumë burime fatkeqësie: Rrugët në shumë zgjatime janë pa parametrin e duhur teknik. Kjo “fatkeqësi kombëtare” buron nga moskontrollet dhe korrupsioni midis tenderizuesve dhe zbatuesve… Këtu, duhen patjeër ligje të forta… Dhe këto ligje gjejnë zbatim, në radhë të parë të vihen para përgjegjësisë ligjore (burg) subjektet në fjalë, deri dhe te ministrat përgjegjës e nënshkrues. Një fakt në Slloveni, jo shumë kohë më parë, për disa kilometër rrugë, jo me parametrat e duhur teknik, vuri para përgjegjësisë ligjore një “koloni” të tërë njerëzish të lidhur me këtë rrugë.
Ku janë shembujt e tillë në Shqipëri!? Aspak!… Nga ky tenderizim korruptiv rrugor (rruga e ngushtë e me kthesa të forta), Që nga fillimi i muajit Janar është shënuar një një numër i lart aksidentesh rrugore , ku pati viktima e të plagosur. Kush do të shkojë në burg: shoferi i autobuzit apo tenderizuesit e kësaj rruge, që, më përpara u shkatërrua se sa u inagurua?! Unë them shoferi dhe nja “katër a pesë” të tjerë, që ndërtuan këtë rrugë kodrinore-vdekjeprurëse? Edhe një fenomen tjetër: Subjektet e kontrollit e të kulaudimit, në Shqipëri, janë të paafta e të korruptuara, sepse ato nxjerrin “për udhëtim” makina difektoze apo jo të përshtatshme për rrugët tona. Të gjithë zotruesit e automjeteve, pra shoferët, nga ana profesionale duhet të kalojnë në provim të rreptë teknik e dekumentativ, se shumë shoferë janë të paaftë edhe me patenta të blera me korrupsion.
Shteti duhet të nxjerrë ligj të ri, kompetent, që çdo shofer që plagos e vret jetë njerëzish, duhet të dënohet si vrasës dhe aspak si “personazh aksidenti”. Ky tolerim dhe “keqardhje” aksidentale, ka bërë që aksidente të shtohen deri në përmasa tragjike. Policia rrugore (pa sinjalistikën e duhur), parësore të ketë kontrollin teknik dhe aftësinë profesionale të shoferëve, pastaj të vijnë te “pullat fiskale…”.