albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Vinte nga Brazili/ Kapen mbi 650 kilogramë kokainë në portin e Antwerp

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

2021 vendosi rekorde për përgjimet e drogës nga zyrtarët dhe viti 2022 fillon me shpejtësi me Portin e Antwerpen që njoftoi të hënën sekuestrimin e 657 kg kokainë. Droga u gjet në një ngarkesë metalike nga Brazili.

Kokaina, e cila ka një vlerë të vlerësuar në treg prej 32 milionë euro, u shpërnda në 20 çanta sportive në ngarkesën metalike, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria belge.

Kujtojmë se Antwrpi është bërë një nga portat hyrëse më të mëdha të kokainës nga Amerika Latin drejt Europës.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Mediat vendase përmendin edhe klanet shqiptare që kohët e fundit janë fuqizuar së tepërmi. Kujtojmë se pak ditë më parë në Antwerp u vra Bleder Muça. Për vrasjen e tij po hetohet e shkuara kriminale në Shqipëri por edhe lidhja e tij me trafikantë të drogës.

Në vitin 2021, zyrtarët belg të Shërbimit Doganor dhe Akcizave kapën 89.5 ton kokainë, një rritje prej 33% nga viti 2020, raporton VRT NWS. Nëpunësit doganor kanë sekuestruar gjithashtu 1.3 ton heroinë dhe 11.7 ton kanabis vitin e kaluar.

Fluksi i kokainës që u kap në portet e Antwerp-it vitin e kaluar i detyrohet pjesërisht rritjes së trafikut ndërkombëtar të drogës. Për më tepër, investime të konsiderueshme janë bërë për autoritetet doganore të zonës, deklaroi më parë Ministri Federal i Financave Vincent Van Peterghem (kristiandemokrat flamand).

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL