albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama takohet me Erion Veliajn për Rrogozhinën dhe Vorën

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesocialisti Edi Rama është takuar ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili është drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Rama u takua me Veliajn për të folur për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vorë dhe Rrogozhinë, dy bashkitë që janë pjesë e qarkut të Tiranës.

Rikujtojmë se Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të marrë sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Keto takime do te vijojne gjate gjithe javes, per t’u mobilizuar per zgjedhjet e pjeshme  vendore te cilat zhvillohen me 6 mars. Rama u kerkon drejtuesve te PS te bejne takime koke me koke me qytetaret.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

Pasditen e kësaj të marte, Rama do të takohet edhe me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.

Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla. Burime nga PS thanë se për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra. Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.

Zbulohen edhe emrat e Bashës dhe Berishës për Lushnjën. Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bami.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL