Kryesocialisti Edi Rama është takuar ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili është drejtues politik i qarkut të Tiranës.
Rama u takua me Veliajn për të folur për zgjedhjet e pjesshme lokale në Vorë dhe Rrogozhinë, dy bashkitë që janë pjesë e qarkut të Tiranës.
Rikujtojmë se Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të marrë sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Keto takime do te vijojne gjate gjithe javes, per t’u mobilizuar per zgjedhjet e pjeshme vendore te cilat zhvillohen me 6 mars. Rama u kerkon drejtuesve te PS te bejne takime koke me koke me qytetaret.
Pasditen e kësaj të marte, Rama do të takohet edhe me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës. Në Dibër, ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar, mësohet se PS do të kandidojë kryetarin aktual të komanduar Shkëlqim Murrja.
Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla. Burime nga PS thanë se për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra. Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.
Zbulohen edhe emrat e Bashës dhe Berishës për Lushnjën. Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bami.