albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim për dekretin e Presidentit Meta

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim për dekretin e Presidentit Meta
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja Amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pasi ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti.

Gjatë një statusi në twitter, Kim kërkon bashkëpunim mes institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi për të rritur funksionalitetin në gjyqësor.

Reagimi nga Yuri Kim:

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm të gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu mundëson që Gjykata e Lartë të emërojë një gjyqtar për Gjykaten Kushtetuese”, – shkruan diplomatja në Twitter.

Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës së Lartë. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë normalisht.

“Arbena Ahmeti do të jetë anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL